Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i është kundërpërgjigjur sot ish-bashkpartiakut të saj dhe deputetit të LDK-së, Avdullah Hoti, pas kritikave të këtij të fundit për qëndrimin e Presidentes ndaj Marrëveshjes së Washingtonit.
Në një postim në Facebook më 12 korrik, Hoti e kishte akuzuar Osmanin për hipokrizi – duke vlerësuar negativisht qëndrimin e saj gjatë vizitës në SHBA, ndërsa me vonë e lavdëroi përmes të njëjtat pozicione.
“Hoti është njeriu më jorelevant për të cilin nuk dua ta humb asnjë sekondë. Nëse dëshironi ta bëni si pyetjen tuaj se a është zbatuar marrëveshja apo jo, dua ta them një gjë: Vetëm Serbia e akuzon Kosovën për moszbatim të marrëveshjeve. Cilën pjesë nuk e ka zbatuar Kosova? Gjithçka çka është kërkuar prej nesh, ka ndodhur. Në atë kohë (kur është nënshkruar Marrëveshja e Washingtonit v.j.), unë nuk kam qenë as kryeministre, as presidente”, tha Osmani sot para mediave.
Presidentja nënvizoi se autorësinë e akuzës për moszbatim e mban vetëm Serbia, dhe jo vetë Kosova.