Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoga postoi një videomesazh me rastin e 30-vjetorit të gjenocidit në Srebrenicë.
“Edhe pse kanë kaluar 30 vjet nga gjenocidi në Srebrenicë, dhimbja për vëllezërit dhe motrat tona boshnjake është ende e freskët. Fakti që bashkësia ndërkombëtare nuk mori përgjegjësinë për të ndaluar gjenocidin është një lëshim që do të mbahet mend si turp”, tha presidenti turk.
Siç deklaroi ai, thelbi i thirrjes së vazhdueshme të Turqisë për reformimin e Kombeve të Bashkuara është lufta kundër asaj vetëdije të mishëruar në thënien “rroftë një mijë vjet gjarpri që nuk më kafshon”.
“Në këtë luftë, fjalët e të ndjerit Alija Izetbegoviq vazhdojnë të ndriçojnë rrugën tonë: ‘Çfarëdo që të bëni, mos harroni gjenocidin, sepse një gjenocid që harrohet do të përsëritet’”, tha Erdogan.