LAJMI I FUNDIT: Shpëtoi dy pushues, por humbi jetën vetë

Një tragjedi ka ndodhur sot në liqenin e Shkodrës, ku kapiteni i anijes turistike të Bashkisë, Arben Alamani, 51 vjeç, ka humbur jetën pas një akti heroik.

Ai u hodh në ujë për të shpëtuar dy turistë të huaj që po mbyteshin dhe ia doli t’i nxjerrë të gjallë.

Ngjarja ndodhi rreth orës 16:32, gjatë një lundrimi të zakonshëm turistik.

Fatkeqësisht, kapiteni nuk arriti të shpëtonte veten, duke ndërruar jetë pas përpjekjes së tij trimërore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *