Shtiu 12 herë me pushkë në Llapashticë – 59-vjeçari dorëzon armën, procedohet në liri

Një rast i përdorimit të armës zjarrit është raportuar të hënën mbrëma në fshatin Llapashticë e Epërme të Podujevës, ku një burrë ka qëlluar disa herë me pushkë gjysmë automatike, duke shkaktuar shqetësim te banorët dhe fqinjët e tij.

Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë me dije se më 07.07.2025 rreth orës 20:00, është pranuar një informatë për të shtëna armësh në rrugën “Lugu i Odës”. Njësitë policore kanë ndërhyrë menjëherë dhe kanë identifikuar të dyshuarin si E. L., 59-vjeçar, i cili kishte shtënë dymbëdhjetë herë me një pushkë gjysmë automatike.

I njëjti e ka dorëzuar armën me vullnetin e tij, e cila është sekuestruar së bashku me një karikator dhe 15 gëzhoja të gjetura në vendin e ngjarjes.

I dyshuari është intervistuar në prani të avokatit dhe pas njoftimit të Prokurorit të Shtetit, është urdhëruar inicimi i rasteve për “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës” dhe “Përdorim i armës”, ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Rasti është nën hetime, dhe Sinjali do të raportojë për çdo zhvillim të ri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *