Pas dështimit për të 43-tën herë të moskonstituimit të Kuvendit të Kosovës ka reaguar edhe deputeti i LDK-së, Arben Gashi.
Ai përmes një postimi në rrjetin social në Facebok ka shkruar se Kosova po rrezikon të shndërrohet në një shtet të dështuar për shkak të paaftësisë për kompromis, mungesës së dialogut politik, egove personale dhe ambicieve të shfrenuara për pushtet.
Ai po ashtu ka theksuar kompromisi është urgjencë kombëtare.
Gashi thotë se nuk ka më kohë për të humbur.