Lëndohet një person në një aksident trafiku në Podujevë

Një person ka marr lëndime trupore si pasojë e një aksidenti i cili ka ndodhur sot rreth orës 10:20 në rrugën “Ilir Konushevci”, në Podujevë.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi I Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

Sipas tij, në aksident ishin të përfshira dy vetura, ndërsa viktima ka marrë tretmanin e nevojshëm.

“Sot rreth orës 10:20,  Policia ka pranuar informatën se në rrugën ‘Ilir Konushevci’ në Podujevë, ka ndodhur një aksident trafiku rrugor me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete, kurse si pasojë është lënduar një person, i cili ka pranuar tretmanin e nevojshëm  mjekësor”, tha ai.

Tutje Borovci theksoi se Njësia e Trafikut Rajonal ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmerr veprimet e nevojshme për hetimin e shkaqeve që kanë sjellë deri te ky aksident.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *