Avokati Arianit Koci ka shpërthyer në një reagim të ashpër ndaj partive opozitare në Kosovë, duke i quajtur ato të pafuqishme dhe të padenja për përfaqësimin e qytetarëve.
Në një postim në rrjetin social Facebook, Koci ka adresuar kritika të drejtpërdrejta ndaj PDK-së, LDK-së, AAK-së dhe Nismës, duke shkruar:
“PDK, LDK, AAK dhe Nisma – jeni qyqana, veç ta dini. Tucana! Albini po bën çka po don me juve. Haram ju qofshin votat. Nuk i meritoni!”
Përveç opozitës, avokati nuk ka kursyer as Presidenten e vendit, Vjosa Osmanin, duke e akuzuar për mospërmbushje të detyrave kushtetuese:
“Edhe ti, Presidente – mos taktizo. Kryeje detyrën. 41 herë ke dështuar me reagu si duhet. Nuk është kjo mënyra e duhur me e vazhdu edhe një mandat!”