Ganimete Musliu e quan Kurtin ‘hajvan’: ‘Duhet me qenë vërtet i tillë për deklarata kaq të papërgjegjshme

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të mbrëmshme të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, duke e cilësuar atë si të papërgjegjshëm dhe të dëmshëm për interesat e shtetit të Kosovës – veçanërisht në një moment kaq të ndjeshëm për procesin në Gjykatën Speciale.

Përmes një postimi publik, Musliu e ka quajtur Kurtin “hajvan”, një term që ajo e përdori për të nënvizuar, sipas saj, mungesën e maturisë dhe përgjegjësisë në deklaratat dhe veprimet e tij politike.

“Nëse dikush në këtë shtet mund të quhet hajvan, atëherë ai është pikërisht ai që sot udhëheq qeverinë. Duhet me qenë vërtet hajvan për të dhënë deklarata kaq të papërgjegjshme, sidomos në një fazë kaq kritike të procesit në Gjykatën Speciale,” shkroi Musliu.

Deklaratat e saj vijnë pas prononcimeve të Kurtit që, sipas saj, dëmtojnë pozicionin e Kosovës në arenën ndërkombëtare dhe ndikojnë negativisht në trajtimin e çështjeve të ndjeshme për drejtësinë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *