Kancelari gjerman refuzoi të valëvis flamurin e ylberit: Bundestagu nuk është një tendë cirku

Kancelari gjerman, Friedrich Merz është kritikuar ashpër nga partitë e majta pasi refuzoi thirrjet për të valëvitur flamurin e ylberit mbi Bundestagun më 26 korrik, në Ditën e Christopher Street.

Në një intervistë për televizionin publik ARD të martën, Merz mbështeti vendimin e mëparshëm të kryetares së Bundestagut, Julia Klöckner, për të refuzuar këtë kërkesë.

“Bundestagu nuk është një cirk ku mund të valëvitet çdo flamur”, tha shefi i qeverisë gjermane.

Ai shtoi se flamuri i ylberit duhet të shfaqet vetëm më 17 maj, në Ditën Ndërkombëtare kundër Homofobisë, shkruan euronews.

“Të gjitha ditët e tjera valëviten vetëm flamuri gjerman dhe ai evropian – dhe ky është vendimi i duhur,” theksoi ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *