Ekskluzive: Rrahën të riun me shkop e thikë në Podujevë – identifikohen autorët, njëri në pranga, tjetri në arrati

Një ngjarje e rëndë ishte raportuar në Podujevë, ku më 24 qershor 2025 rreth orës 22:00, Arianit Kadriu, 29-vjeçar ka denoncuar se ishte sulmuar nga dy persona të panjohur me sprej, shkop bejzbolli dhe thikë, duke pësuar lëndime trupore në këmbë.

Burime të sigurta të Sinjalit bëjnë të ditur se pas hetimeve, janë identifikuar të dyshuarit për sulmin ndaj viktimës dhe ata janë Burim Shabani dhe Flakrim Shabani.

Me 2 korrik, Burimi është arrestuar dhe ka pranuar se mjetet e përdorura ishin të tij, ndërkaq Flakrimi vazhdon të jetë në arrati, mëson ekskluzivisht Sinjali.

Janë zhvilluar dhe bastisje, mirëpo gjatë bastisjes në shtëpinë e të arrestuarit nuk janë gjetur mjetet e dyshuara.

Prokurori i Shtetit ka urdhëruar rikualifikimin e rastit në “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Lëndim i lehtë trupor”. Ndaj të dyshuarit është lëshuar vendim për ndalim prej 48 orësh.

Rasti mbetet nën hetime.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *