Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka përjashtuar mundësinë e një koalicioni me Partinë Demokratike të Kosovës (PDK), duke e cilësuar këtë subjekt si të paqëndrueshëm dhe të pareformuar.
“Nuk e di a i ka 4 apo 5 kryetarë, por jam i sigurt që nuk i ka 3, 2 e as 1”, tha Kurti në një intervistë për TËVË1, duke ironizuar me gjendjen aktuale të lidershipit brenda PDK-së.
Ai përmendi edhe dy ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli, të cilët ndodhen në Hagë, duke thënë se “PDK ende konsultohet me ta për instruksione politike”.
Kurti nuk i kurseu komentet as për përçarjet e brendshme, duke përmendur deklaratat kontradiktore mes Enver Hoxhajt, Ramiz Lladrovcit dhe përmendjen e Sami Lushtakut si “prind i një deputeti të PDK-së”.
“PDK është si një shoqëri aksionare me papërgjegjësi të pakufizuara – aty nuk merret vesh me kë flet dhe pse flet”, theksoi Kurti.