“Bashkë për LDK-në dhe Llapin” – Visar Hoti, Abdixhiku e Hyseni në një fotografi!

Në prag të zyrtarizimit të kandidatit për kryetar të Podujevës, ish-deputeti Visar Hoti ka publikuar një fotografi së bashku me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku, dhe ish-kryetarin e Komunës, Ekrem Hyseni.

“Bashkë për LDK-në dhe Llapin!”, ka shkruar Hoti në përshkrimin e fotografisë që po qarkullon me shpejtësi në rrjete sociale.

Ky sinjal vjen vetëm një ditë para se LDK – dega në Podujevë të bëjë publike emrin e kandidatit të saj për zgjedhjet lokale. Pritjet janë të larta, ndërsa zhvillimet e fundit po e ngushtojnë rrethin e emrave potencialë.

Zyrtarizimi pritet të bëhet nesër në një ngjarje publike, ku do të definohet zyrtarisht kandidati që do të kërkojë rikthimin e LDK-së në krye të Komunës së Podujevës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *