Nënshkruhet memorandum bashkëpunimi për hapjen e puseve të ujit në Podujevë

Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka nënshkruar sot një memorandum bashkëpunimi me drejtorin e Organizatës “Qatar Charity” në Kosovë, Esam Dabab, për realizimin e një projekti të rëndësishëm për komunitetin – hapjen e puseve të ujit të pijshëm për familjet në nevojë.

Sipas marrëveshjes, Organizata “Qatar Charity” do të mbulojë 90% të financimit të projektit, ndërsa Komuna e Podujevës do të participojë me 10% të shumës së përgjithshme.

Kryetari Bulliqi ka falënderuar z. Dabab për bashkëpunimin e vazhdueshëm ndër vite dhe për mbështetjen në projekte që ndihmojnë drejtpërdrejt qytetarët e komunës, sidomos ata në kushte të vështira ekonomike.

Ky projekt synon të përmirësojë jetën e shumë familjeve duke siguruar qasje më të lehtë dhe të qëndrueshme në ujë të pijshëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *