SKANDALOZE: Kuvendi dështon për herë të 37-të – Kosova mbetet peng i inateve politike!

Ka dështuar sërish konstituimi i Kuvendit të Kosovës, duke shënuar kështu dështimin e 37-të me radhë, një rekord shqetësues që po e thellon krizën institucionale në vend.

Në seancën e sotme, e cila u drejtua nga kryesuesi Avni Dehari, u kërkua nga subjektet politike që të propozojnë nga një përfaqësues për përbërjen e Komisionit Zgjedhor. Por, edhe kësaj here, përkundër përpjekjeve, propozimi nuk kaloi, raporton Telegrafi.

Votimi përfundoi me 52 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, por mungesa e konsensusit përbën shkakun kryesor të bllokadës. Seanca u ndërpre dhe u caktua të vazhdojë pas 48 orësh – një deja vu që po përsëritet për muaj me radhë.

Ky dështim i radhës ngre alarmin për mungesën e vullnetit politik dhe seriozitetit institucional, ndërkohë që qytetarët e Kosovës presin me padurim që Kuvendi të fillojë punën.

A do të thyehet ndonjëherë ky ngërç i pafund? A po shndërrohet demokracia kosovare në një farsë politike? PD News do të vazhdojë ta ndjekë nga afër situatën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *