Komuna e Podujevës njofton qytetarët se më 30 qershor 2025 (e hënë), në orën 10:00, në sallën e Kuvendit Komunal, do të mbahet një takim publik me qytetarë, i udhëhequr nga kryetari i Komunës, Shpejtim Bulliqi.
Gjatë këtij takimi, kryetari Bulliqi do të prezantojë projektet e realizuara gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit, si dhe planet dhe projektet e parapara për pjesën tjetër të vitit 2025.
Qytetarët ftohen të marrin pjesë dhe të kontribuojnë me pyetje, komente apo sugjerime për çështje të ndryshme me rëndësi për komunën.