Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës, raportohet se në Lipjan është gjetur një person pa shenja jete.
Vdekjen e viktimës e ka konfirmuar mjeku kujdestar, ndërsa me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.
“Raportohet se viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete. Vdekjen e viktimës e ka konfirmuar mjeku kujdestar. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në Raport.