Gjatë verës, përdorimi i klimës në ambiente të brendshme është i domosdoshëm, por duhet të bëhet me kujdes.
Temperatura e rekomanduar për dhomë është mes 24°C dhe 26°C, për të siguruar freski pa rrezikuar shëndetin. Diferenca ndërmjet temperaturës jashtë dhe asaj brenda nuk duhet të jetë më e madhe se 6–7°C.
Përdorimi i klimës në mënyrë të papërshtatshme mund të shkaktojë dhimbje fyti, ngërçe muskulore dhe lodhje. Po ashtu, pajisja duhet të pastrohet rregullisht për të parandaluar qarkullimin e ajrit të ndotur.
Temperatura stabile dhe kujdesi në përdorim janë thelbësore për një ambient të shëndetshëm.