Janevska: Matura shtetërore këtë vit u zhvillua në kushte të rregullta dhe me më pak raste kopjimi

Ministrja e Arsimit, Vesna Janevska, vlerësoi se matura shtetërore këtë vit u zhvillua në kushte të rregullta dhe me më pak raste kopjimi krahasuar me vitet e kaluara. Rreth 60 nxënës u përjashtuan nga provimet për shkak të kopjimit, por do të kenë mundësi ta ripërsërisin provimin në afatin e gushtit.

Janevska tgotë se dhënia e provimeve në hapësira më të mëdha ka ndihmuar në parandalimin e abuzimeve. Ajo theksoi se këtë vit është zbatuar edhe një qasje e re me dy lloje mature, në varësi të programeve mësimore.

Sipas Ministres, ndryshimi synon të sigurojë një proces më të drejtë dhe më të barabartë për të gjithë nxënësit.

“Këtë vit, ndryshe nga vitet e kaluara, kur kishim një numër të madh të rinjsh të përfshirë në grupe në Viber, Telegram e të ngjashme, në fakt gjatë provimit të maturës, në të dy pjesët, si në pjesën e parë ashtu edhe në të dytën, vetëm 60 nxënës u evidentuan, që do të thotë se kemi përparim të shkëlqyer në zbatimin e procesit të maturës shtetërore.

Përveç kësaj, këtë vit korrigjuam një padrejtësi dhe pabarazi mes nxënësve, të cilët pavarësisht se çfarë materiali kishin mësuar gjatë katër viteve të shkollimit, jepnin të njëjtin lloj mature. Këtë vit ata japin dy lloje të ndryshme mature”, tha Vesna Janevska.