Rast i rëndë në Ferizaj, vdes foshnja pasi u lind në tualetin e emergjencës

Një grua ka linduar foshnjën e saj në tualetin e emergjencës në Ferizaj.

Lajmi e konfirmoi për Telegrafin, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

Sipas tij, foshnja ndodhej në gjendje të rëndë shëndetësore dhe ka ndërruar jetë pas pak kohe.

“Vrasje e foshnjës gjatë lindjes. Rr. Ramadan Rexhepi , 05.05.2025 – 19:45. E dyshuara femër k- shqiptare, raportohet se në tualetin e Emergjencës kishte lindur foshnjën e saj. Foshnja ndodhej në gjendje të rëndë shëndetësore dhe ka ndërruar jetë pas pak kohe”, ka thënë Veseli.

Siç tha ai me vendim të prokurorit foshnja është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion, për procedura të mëtjeshme hetimore.

“Derisa e dyshuara ndodhet në spitalin e Gjinekologjisë Ferizaj, për shkak të gjendjes së saj shëndetësore”, ka thënë ndër të tjera Veseli.