Arrestohet një person, kanosi pesë zyrtarë policorë në Prishtinë

Një person është arrestuar pasi që i njëjti ka kanosur pesë zyrtarë policor gjatë kryerjes së detyrës zyrtare.

Sipas një njoftimi për media bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të mërkurën rreth orës 11:00, në Prishtinë.

Tutje bëhet e ditur se me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është liruar dhe rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

“Prishtinë 29.04.2026-11:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka kanosur pesë zyrtarë policor gjatë kryerjes së detyrës zyrtare. Me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është liruar dhe rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, thuhet në raport. /Telegrafi/