Arrestohen dy shtetas të Serbisë, hynë ilegalisht në Kosovë

Policia e Kosovës ka arrestuar dy shtetas të Serbisë pasi kanë hyrë në Kosovë në rrugë ilegale.

Rasti ka ndodhur në fshatin Vraçevë të Leposaviqit, të hënën në ora 17:30.

“Janë arrestuar dy te dyshuar meshkuj shtetas të Serbisë të cilët në Kosovë kishin hyrë nëpër mjet rrugëve ilegale”, thuhet në raport.

Pas intervistimit me aktvendim të prokurorit kujdestar, të dyshuarit janë dërguar në qendrën e mbajtjes. /Telegrafi/