Nutella në hapësirë? NASA sqaron videon që u bë virale gjatë transmetimit live të misionit Artemis II

Gjatë transmetimit live të misionit Artemis II më 6 prill, një “kavanoz” Nutella u kap duke lundruar lirshëm në kabinën e Orion.

Videoja u bë virale në rrjetet sociale, me shumë përdorues që talleshin duke thënë se ishte “reklama më e mirë ndonjëherë”.

Qendra Hapësinore Kennedy e NASA-s reagoi me humor në X, duke shkruar: “Shijojmë ëmbëlsira ndërsa ekuipazhi i Artemis bën foto të ëmbla të Hënës!”.

Megjithatë, sekretarja e shtypit të NASA-s, Bethany Stevens, sqaroi: “NASA nuk zgjedh ushqimet e ekuipazhit në bazë të marrëveshjeve me marka. Kjo nuk ishte reklamë”.

Kavanozi i Nutellas thuhet se ishte thjesht pjesë e ushqimeve personale të astronautëve dhe jo një produkt i sponsorizuar. /Telegrafi/