Vdes tragjikisht një person, e përfshiu zjarri

Një ngjarje e rëndë ka tronditur sot opinionin publik, pasi një person ka humbur jetën në rrethana tragjike.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Llaushë të Skenderajt, ku viktima, i lindur në vitin 1982, dyshohet se ka ndërruar jetë pasi trupi i tij është përfshirë nga zjarri. Ende nuk janë bërë të ditura detaje shtesë lidhur me mënyrën se si ka ndodhur rasti.

Burime jozyrtare bëjnë të ditur se identiteti i viktimës është i njohur, por nuk është publikuar për arsye etike dhe hetimore.

Lidhur me rastin është kontaktuar Policia e Kosovës, ndërsa pritet një konfirmim dhe informacione më të detajuara nga autoritetet kompetente.

Rrethanat e plota të ngjarjes mbeten ende të paqarta.

The post Vdes tragjikisht një person, e përfshiu zjarri appeared first on Podujeva Sot.