Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar mbrëmjen e sotme në Shkodër.
Sipas informacionit paraprak, rreth orës 19:25, në aksin rrugor “Shtoj – Ish-Reparti Ushtarak”, në një rrugë dytësore, shtetasi Naim Kurtoviq, duke drejtuar automjetin e tij, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit.
Për pasojë, automjeti është përplasur me një shtyllë dhe më pas me një mur rrethues.
Si rezultat i përplasjes, drejtuesi i mjetit, shtetasi Naim Kurtoviq ka humbur jetën në vendngjarje.
Ndërkohë, grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.
The post LAJMI I FUNDIT: Aksident me fatalitet, humb jetën një person appeared first on Podujeva Sot.