jë ngjarje e rëndë ka tronditur Korçën. Në një banesë të mbyllur, policia gjeti trupin e pajetë të një 60-vjeçari, i cili mendohet se kishte vdekur që nga muaji dhjetor. Për muaj të tërë askush nuk kishte trokitur në derën e tij.
Burri jetonte i vetëm, ndërsa fëmijët e tij, njëri në emigrim dhe tjetri në Tiranë, si dhe vëllai në kryeqytet, nuk ishin kujtuar për të deri kur ishte shumë vonë. Trupi u gjet vetëm pas ndërhyrjes së policisë, duke zbuluar një skenë të rëndë të vetmisë dhe harresës.
Ngjarja ka hapur debat mbi fenomenin e të moshuarve të vetmuar në Shqipëri, ku emigracioni dhe mungesa e kujdesit social po i lënë të brishtë e të harruar mijëra njerëz. Në Korçë, mungesa e institucioneve shtetërore dhe mbështetjes sociale e ka bërë problemin edhe më të dukshëm.
Kjo histori është një alarm i dhimbshëm: kujdesi për të gjallët nuk duhet të nisë vetëm pasi është tepër vonë.